Aeroplani IL-76 për shkak të situatës emergjente që u krijua ndërmorri sot uljen e detyruar në aeroportin e Petropavllovsk-Kamçatski (Lindja e Largët e Rusisë).

Askush nga 23 personat që ndodheshin në bordin e tij dhe personelit të shërbimeve tokësore nuk pësoi dëm. Sipas të dhënave paraprake, aeroplanit iu dogj një nga motorët.

0Para realizimit të uljes aeroplani IL-76 fluturoi disa orë mbi aeroportin e Petropavllovsk-Kamçatski me qëllim të konsumimit të karburantit për ti shpëtuar gjatë uljes shpërthimit të zjarrit.