Një nga kompanitë më të mëdha të naftës të Rusisë - “Lukoil” - pranoi vendosjen e çmimeve të larta monopoliste të karburantit të automjeteve, deklaroi Nënkryetari i Shërbimit Federal Antimonopol (FAS) të Rusisë Anatoli Gollomollzin. Naftëtarët premtuan ta eliminojnë këtë shkelje.

0Nuk është hera e parë që “Lukoil” kapet me shkelje nga Shërbimi Federal Antimonopol. Më parë ky dikaster për shkak të çmimeve shumë të larta të karburantit motorik ka penalizuar katër kompani: “Rosneft”, “Lukoil”, “Gazprom-Neft” dhe TNK-BP. Shërbimi Federal Antimonopol i ka gjobitur kompanitë e naftës për këto shkelje me rreth 26 miliardë rubla (940 milionë $). Pas përfundimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare kompanive iu ul disi shuma e gjobave.