Në vigjilje të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, i cili pritet të hapet më 16 gusht në periferitë e Moskës (në Zhukovsk), po lançohet projekti “Salloni virtual i Aviacionit”.

Ai përfaqëson në vetvete realizimin e versionit në format 3D të Sallonit Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011” dhe do të jetë i disponueshëm për vizitorët në Internet gjatë 24 orëve për 2 vjet me radhë në gjuhët ruse dhe angleze deri në zhvillimin e Sallonit të ardhshëm “MAKS-2013” në këtë adresë: http://3d.aviasalon.com/

0Vizitorëve të site do tu ofrohet të ndërmarrin një ekskursion virtual nëpër gjithë Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit “MAKS-2011”, duke përfshirë edhe ekspozitën e teknikës së aviacionit, pavijonet ekspozuese dhe stendat. Ata do të kenë mundësi të zgjedhin kompaninë pjesëmarrëse që i intereson dhe të njihen më hollësisht me të gjitha llojet e veprimtarisë së saj, shërbimeve dhe produkteve, si dhe të mësojnë mbi kontaktet e kompanisë dhe përfaqësuesit të saj në Sallonin “Maks-2011”.