Dy kozmonautë rusë nga ekuipazhi i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) do të realizojnë sot daljen në kozmos të hapur (spacewalk). Inxhinierët e bordit Sergei Vollkov dhe Aleksandër Samokutiajev më 18:35 sipas orës së Moskës do të qëndrojnë rreth 6 orë jashtë anijes kozmike.

Ata për herë të parë do të punojnë me skafandrat e kompjuterizuara “Orlan-MK” me ekran (display) LCD. Përveç kësaj, kozmonautët do të duhet të lëshojnë në kozmos mikrosatelitin “Kedër”, të konstruktuar prej studentëve rusë.

0Në programin e daljes në kozmos të hapur parashikohet gjithashtu edhe fotografimi në sfondin e Tokës i portreteve të themeluesve të kozmonautikës Konstantin Ciollkovskij (Tsiolkovsky) dhe Sergei Koroliov si dhe Juri Gagarinit, i cili 50 vjet të shkuara ndërmorri fluturimin e parë në kozmos.