Rritja e fuqishme e çmimeve të arit ndodhi të martën në tregjet botërore. Si rezultat, në tregun më të madh të arit në botë në Nju Jork vlera e tij arriti një nivel të ri rekord - 1640,8 $ për ons (ounce).

0Kërkesa për ar po vjen duke u rritur në sfondin e shqetësimeve të lidhura me perspektivat e ekonomisë botërore, e cila aktualisht po demonstron tendencën e ngadalësimit të ritmeve të rritjes. Investitorët kërkojnë format më të besueshme të ruajtjes së kapitaleve të veta në pritje të tronditjeve në tregjet financiare dhe të aksioneve. Ari konsiderohet aktualisht nga tregjet si aktivi më pak i rrezikshëm.