Agjencia ndërkombëtare e vlerësimeve (ratings) Fitch e rriti rejtingun e koncernit rus “Gazprom” nga “stabil” në “pozitiv”. Në njoftimin e Agjencisë vihet në dukje se shkak i ndryshimit të parashikimit u bë forcimi i treguesve financiarë të kompanisë në vitin 2010 dhe pritja e rritjes së mëtejshme të kredibilitetit në periudhën e viteve 2011-2012.

0Përveç kësaj, koncerni ka kushte të favorshme për eksport dhe shitjet e brendshme të gazit. Në njoftim vihet në pah gjithashtu se biznesi i “Gazprom” në një perspektivë afatmesme do të mbështetet nga kontratat afatgjata për shitjet e gazit në Evropë. Fitch mendon se mund të pritet rritja e kërkesës dhe konsumit të gazit në Kinë, Japoni si dhe në Gjermani në sfondin e synimeve të saj për heqjen dorë nga përdorimi i energjisë bërthamore.