Për zgjidhjen e konfliktit midis Muammar Gaddafit dhe opozitës në Libi nevojitet një periudhë kalimtare. Për këtë deklaroi Përfaqësuesi i MPJ të Rusisë Sergei Vershinin. Sipas fjalëve të tij, “baza për zgjidhjen politike të krizës në Libi tashmë ekziston, kurse zgjidhje ushtarake nuk ka më”.

0Diplomati rus siguroi se Rusia do të vazhdojë përpjekjet e saj për zgjidhjen paqësore të konfliktit në Libi duke zhvilluar negociata edhe në Tripoli, edhe në Benghazi. Ai kujtoi, se edhe me udhëheqjen libiane, edhe me liderët e opozitës tashmë është takuar i Dërguari special i presidentit të Rusisë Mihaill Margellov.