Irani nuk përbën rrezik kërcënues raketor për asnjë vend, potenciali i tij ushtarak drejtohet për mbrojtjen e territorit të vendit dhe ruajtjen e stabilitetit në rajon, deklaroi në një konferencë për shtyp në Teheran Zëdhënësi i  MPJ Ramin Mehnmanparast.

Ai përjashtoi faktin, se vendimi i SHBA dhe NATO-s për krijimin e mbrojtjes evropiane antiraket bazohet mbi përfytyrimin objektiv të potencialit bërthamor të Iranit.

0Fjalët e diplomatit iranian përputhen plotësisht me deklaratën e paradokohshme të Përfaqësuesit të përhershëm të Federatës Ruse pranë NATO-s Dimitri Rogozin mbi atë, se “mbrojtja evropiane antiraket nuk është ekskluzivisht sistem mbrojtës”. Krijimi i saj kinse për bllokimin e “rrezikut kërcënues iranian” mund të bëhet pretekst për ndërmarrjen e sulmit ndaj Teheranit, - shpreh druajtjen e vet Dimitri Rogozin.