Franca i dorëzoi kryengritësve libianë 259 milionë $ nga llogaritë e ngrira të Muammar Gaddafit dhe personave të rrethit të tij të ngushtë, njofton Agjencia France-Presse.

Në deklaratën e MPJ të Francës thuhet, se Këshilli Kalimtar Kombëtar - Organi pushtetor i opozitës libiane - do ti shpenzojë këtë mjete financiare për nevojat humanitare.

0Ambasadori i qeverisë kryengritëse në Paris Mansur Saif al-Nasr, konfirmoi se paratë do të shfrytëzohen për blerjen e produkteve ushqimore dhe medikamenteve.