Astronautët japonezë Toyohiro Akiyama dhe Koichi Wakata u nderuan me medaljet ruse “Për merita në eksplorimin e kozmosit”.

Ata e merituan medaljen ruse, të themeluar për nder të 50 vjetorit të fluturimit të parë të njeriut në kozmos, për punën e bërë në stacionet orbitale. I pari prej tyre qendroi 9 ditë në vitin 1990 në Stacionin kozmik rus “Mir”, kurse i dyti ka fluturuar 3 herë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

0Ceremonia e dekorimit të tyre u zhvillua sot në Ambasadën e Rusisë në Japoni.