Vendet anëtare të OPEK-ut dolën në korrik në nivelin e vëllimeve më të mëdha të nxjerrjes së naftës që nga fundi i vitit 2008. Kjo lejoi të kompensohen plotësisht humbjet e pësuara për shkak të ndërprerjes së furnizimeve nga Libia, njoftoi Agjencia e biznes informacionit Dow Jones.

0Sipas llogaritjeve të ekspertëve, vëllimet e prodhimit të 12 vendeve të OPEK-ut në muajin korrik i tejkaluan 30 milionë fuçitë. Ky është treguesi më i lartë që nga nëntori i vitit 2008. Rritja e vëllimeve të nxjerrjen së naftës prej OPEK-ut ndodhi kryesisht për shkak të zgjerimit të prodhimit të naftës nga Arabia Saudite. Në korrik vëllimi ditor i nxjerrjes së naftës atje u rrit deri në 350.000 fuçi.