Rusia anuloi monitorimin sanitar të fluturimeve nga vendet e BE. Që nga dita e sotme aeroplanët që vijnë nga Evropa nuk do të kalojnë më testin e detyrueshëm që u vendos më 26 maj.

Kjo masë është e lidhur me reduktimin e rasteve të prekjes nga infeksioni intestinal (i zorrëve) në vendet e BE.

0Sipas fjalëve të Kryemjekut sanitar të Rusisë Gennadi Onishçenko, gjatë kohës së veprimit të regjimit të monitorimit sanitar të aeroplanëve të ardhur nga Evropa specialistët ekzaminuan rreth 500 mijë pasagjerë dhe anëtarë të ekuipazheve. Sipas të dhënave të mjekëve, raste të importimit të infeksionit të rrezikshëm të zorrëve nuk janë regjistruar.