Dhoma e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan miratoi projekt ligjin mbi rritjen e tavanit të borxhit kombëtar të SHBA. Senati duhet ta miratojë sot dokumentin. Pas kësaj ai do ti paraqitet për nënshkrim Presidentit Barack Obama. Sipas këtij projekti tavani i borxhit të SHBA do të rritet me 2,1 trilionë $, ndërsa shpenzimet e buxhetit do të reduktohen deri në 2,5 trilionë $ brenda 10 vjetëve.

Presidenti Barack Obama i siguroi qytetarët amerikanë se ky vendim do ta shpëtojë vendin jo vetëm nga default, por edhe nga kriza e mundshme ekonomike. Këto janë ende jehona të krizës së viteve 2007-2008, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Kreu i departametit analitik të Deutsche Bank Jarosllav Lissovik:

- Makrostatistika negative që ne vërejmë aktualisht në SHBA është e lidhur me probleme shumë më të thella, me mënyrën se si ekonomia amerikane po del nga kriza. Ngadalësimi është i lidhur gjithashtu me efekte të tilla të ekonomisë botërore si çmimet e larta të naftës dhe dobësia ende themelore e konsumatorit amerikan, i cili nuk e ka rimarrë veten akoma nga shoku i krizës.

Në të njëjtën kohë mund të thuhet se problemet e tanishme të SHBA janë të lidhura me krizën e kulturës ekonomike të vendit, mendon Drejtori i departamentit të analizës makroekonomike të “VTB Kapital” («ВТБ Капитал») Aleksei Moisejev:

- Këto probleme rrjedhin nga vetë fakti se për vite të tëra me radhë amerikanët kanë konsumuar shumë më tepër mjete nga ato që fitonin në përgjithësi si komb dhe jo përfaqësuesit e veçantë të tij. Këto probleme duhet të gjejnë zgjidhje me anë të një krize, një krize të mirë, me rënie të ndjeshme, të ngjashme me atë që pati vend në Rusi në vitin 1998. Ajo evidentoi dhe ndihmoi për të rregulluar gabimet strukturore, të shkaktuara nga ndjekja e një politike jo e drejtë gjatë viteve të mëparshme.

0Në këtë mënyrë mund të konkludohet se rreziku i krizës ekonomike për SHBA nuk është eliminuar ende. Asaj mund ti bashkangjiten problemet me imazhin në arenën ndërkombëtare, të cilat lindën për shkak të kohës si tepër të gjatë të diskutimit të problemit të borxhit kombëtar. Përfaqësuesit dhe udhëheqësit e vendeve të ndryshme filluan të flasin mbi atë se SHBA, duke qenë lidere të afirmuara të ekonomisë botërore, po sillen në mënyrë krejtësisht të papërgjegjshme dhe po i venë nën rrezik kërcënues vendet e tjera për shkak të lojrave të veta politike. Përveç kësaj, ekspertët thonë se ngjarjet e muajve të fundit zbuluan atë të vërtetë, se sa i rrezikshëm është për ekonominë botërore koncentrimi i tepruar i kapitaleve në një vend dhe mbi-varësia nga një qendër e vetme financiare.

Anastasia Pershkina