Kompanitë ruse të naftës po rrisin vëllimet e nxjerrjes së lëndës së parë. Sipas të dhënave të fundit, gjithsej nga janari deri në qershor të vitit 2011 kompanitë ruse kanë nxjerrë më shumë se 252 milionë fuçi nafte. Ky vëllim është gati 5 milionë fuçi më tepër se treguesit rekord të vitit 2008. Arsyeja e një dinamike të tillë pozitive është kërkesa në rritje. Ajo mbështetet nga çmimet e larta të tanishme që u lejojnë kompanive ruse të rrisin ritmet e nxjerrjes së naftës.

Koniunktura e çmimeve është aktualisht vërtet shumë e favorshme. Sipas të dhënave të fundit, çmimi i naftës ruse “Urals” për gjysmën e parë të vitit 2011 i tejkaloi të 109 $ për fuçi. Dhe ky maksimum historik është i volitshëm jo vetëm për objektivat e buxhetit. Ato do tu lejojë kompanive ruse të optimizojnë punën  e tyre, tha në intervistën dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Kryetari i Fondit të Zhvillimit Energjetik Sergei Pikin:

-  Tek ne përkatësisht vëllimit të nxjerrjes së naftës kompanitë tona kanë qenë gjithmonë në pozita kryesuese. Me qëllim që në të ardhmen ritmet e rritjes jo vetëm të mos bien, por dhe të rriten, është e nevojshme të investohen mjetet e fituara për zhvillim të mëtejshëm. Ekziston një numër i madh vendburimesh të reja. Por për përvetësimin e tyre nevojiten investime serioze.

Megjithatë deri tani, me sa duket nga të gjitha, kompanitë ruse mbeten të vetmet që nuk kanë ulur ritmet e nxjerrjes së naftës gjatë viteve të fundit. Botimi “The Wall Street Jounal” konstaton se gjigandët botërorë, pavarësisht nga miliarda $ investime të bëra, po reduktojnë nxjerrjen. Kështu, treguesit e ENI italian kanë rënë me 15%, të Statoil norvegjez me 16%, Total francez me 2%. Dhe, sipas mendimit të botimit, “kjo tashmë është bërë tendencë”. Sergei Pikin përmend disa shkaqe të rënies së nxjerrjes për kompanitë në Evropë:

- Rënia e nxjerrjes së naftës të lojtarëve evropianë është e lidhur me 2 ngjarje. Në radhë të parë kjo ka të bëjë me kufizimin e nxjerrjes së naftës në Libi. Një sërë kompanish nafte, kryesisht italiane, ishin të orientuara plotësisht nga vendburimet libiane. Faktori i dytë është shterrimi, sosja totale e vendburimeve në Evropë - veçanërisht në Detin e Veriut.

0Sipas mendimit të analistëve, një tendencë e tillë mund të shndërrohet në kërcënim serioz për tregjet botërore. Tani për tani vendet e BE në sfondin e krizës në zonën e euros dhe rritjes së çmimeve të naftës kanë kufizuar përdorimin e kësaj lënde hidrokarbure. Por tashmë që në një kohë fare të afërt mund të lindë deficiti i saj, midis të tjerash edhe për shkak të kërkesës në rritje në Azi. Kurse Rusia në këtë rast vepron si furnizuese e besueshme, e sigurt e lëndëve hidrokarbure.

Polina Çernica