Çështja e juristit të Fondit “Hermitage Capital Management” Sergei Magnitski, i cili vdiq në qelinë e paraburgimit, u kthye për zhvillimin e hetimit të mëtejshëm.

Kjo u bë e mundur pas anulimit nga Gjykata Kushtetuese të normave ligjore, të cilat lejojnë ndalimin e procedimeve penale të të vdekurve të akuzuar pa pëlqimin e të afërmve të tyre. Një pëlqim i tillë nga familja e Magnitskit nuk u dha dhe prandaj Prokuroria e Përgjithshme e konsideroi të nevojshme të rihapë hetimin.

0Magnitski, i cili u akuzua për evazion fiaskal, vdiq në qelinë e paraburgimit në nëntor të vitit 2009 nga një atak në zemër. Sipas një versioni, atij nuk iu dha ndihma e nevojshme mjekësore. Vdekja e Magnitskit shkaktoi një protestë të madhe publike.