Këtë mëngjes në qytetin Komsomolsk në Amur (Lindja e Largët e Rusisë) në një kopsht fëmijësh buçiti një shpërthim. Në duart e një vajze 5-vjeçare shpërtheu kutia me një pajisje të improvizuar plasëse.

Sipas të dhënave paraprake, mekanizmi shpërthyes i përgatitur në mënyrë artizanale ishte pajisur me elemente suplementare goditëse - copa metali, teli dhe gozhda. Vajza e vogël, e cila pësoi djegie të syve të shkallës së parë dhe djegie të duarve të shkallës së dytë, është shtruar në spital. Mjekët e vlerësojnë gjendjen e saj si mesatarisht të rëndë.

0Shpërthimi në kopshin e fëmijëve mund të rezultojë akt terrorist - një version  të tillë po shqyrtojnë tani organet lokale të ruajtjes së rendit.