Rreth gjysma e meshkujve evropiano-perëndimorë kanë ADN të përbashkët me faraonin e Egjiptit të lashtë Tutankhamun dhe i bie që të jenë të afërmit e largët të tij. Në një konkluzion të tillë arritën shkencëtarët zviceranë.

0Ekspertët e Qendrës së studimeve gjenealogjike në Cyrih krahasuan mostrën e ADN-së të eshtrave të mumifikuara të faraonit, i cili pat drejtuar në shumë se 3.000 vjet më parë, me materialin gjenetik të evropianëve bashkëkohorë. Sipas konkluzioneve të studimeve të tyre rezultoi se të një grupi gjenetik me Tutankhamun janë rreth 70% e spanjollëve dhe 60% e francezëve. Gjaku i faraonit rrjedh edhe në dejet e gjysmës së popullsisë së Zvicrës. Por gjatë kësaj, sipas të dhënave të Qendrës, konstatohet se midis egjiptianëve bashkëkohorë kontingjenti i përfaqësuesve të këtij grupi nuk e tejkalon 1% të popullsisë.