Rusia, pasi u rikthye në fillim të vitit në tregun botëror të drithërave, ka eksportuar në korrik 2.2 milionë ton. Më tepër se gjysma e drithërave u nis për në destinacion nëpërmjet porteve të Detit të Zi.

0Blerësit kryesorë të drithërave ruse kanë qenë gjithmonë Egjipti, Kenia, Arabia Saudite, Turqia, Jemeni, Libia dhe Izraeli. Drithërat ruse eksportoheshin gjithashtu në Itali, Portugali dhe Spanjë. Ekspertët vënë në dukje rritjen e  çmimeve të drithërave ruse - deri në 255 $ për ton si dhe parashikojnë rritjen e mëtejshme të eksportit të tyre nga Rusia.