Senatorët amerikanë, deklaroi ai, shtiren sikur nuk dinë asgjë mbi ngjarjet e gushtit të vitit 2008, kur trupat gjeorgjiane sulmuan natën pabesisht Osetinë e Jugut dhe shkatërruan kryeqytetin e saj - Chinval. Atëhere u vranë dhjetra banorë paqësorë dhe paqeruajtës rusë. Rusia futi pas kësaj në zonën e konfliktit trupat e veta dhe e detyroi Gjerogjinë për paqe. Më pas, me qëllim që të parandalohej përsëritja e ndonjë intervencioni të ri, ajo njohu pavarësinë e Osetisë së Jugut si dhe Abkhazisë.

Konfirmimet mbi atë, se Abkhazia dhe Osetia e Jugut kinse janë okupuar nga Rusia, nuk kanë asnjë bazë faktike apo juridike nën vete, thuhet në deklaratën e MPJ të Rusisë. Në Moskë besojnë se rezoluta të tilla ushqejnë prirjet revanshiste të Tbilisit.