Kina pranoi zyrtarisht se po zhvillon programin e vet të aeroplanmbajtëseve. Ajo do të ripajisë e do ta përdorë kryqëzorin e vjetër sovjetik aeroplanmbajtës “Variag” jo në kazino lundruese, siç u deklarua gjatë kohës së lidhjes së kontratës, por për modernizimin e forcave të veta ushtarako-detare.

Vërtet, tani për tani nuk do ta pajisin atë me armatime luftarake. Aeroplanmbajtësja do të shfrytëzohet si platformë trajnimi për pilotët e aviacionit të bazuar në kuvertë dhe përgatitjen e ekuipazheve. Pritet që kjo të ndodhë që vitin e ardhshëm. Ndërkohë, në skelat detare të Shanghait po konstruktohen 2 aeroplanmbajtëse moderne. Kështu pra, Pekini deklaroi mbi ambiciet e veta për të hyrë në dhjetëshen e fuqive aeroplanmbajtëse të botës. Tashmë Kina shpalli se aty nga viti 2020 do të përfundojë krijimin e grupeve të veta të aeroplanmbajtëseve.

Japonia, meqë ra fjala, shprehu shqetësim serioz në lidhje me faktin e rritjes nga ana e Kinës të forcave të saj ushtarako-detare dhe kërkoi paraqitjen e detajeve të programit aeroplanmbajtës kinez. Sipas mendimit të analistit politik rus Stanisllav Tarasov, aktualisht mund të flitet jo mbi kërcënimin e ri ushtarak nga ana e Pekinit, por, më tepër, për rritjen e ambicieve politike të tij:

- Është mëse evident demonstrimi nga Pekini i flamurit të vet, forcimit të potencialit të tij. Në këtë rast mund të flitet bile jo dhe aq mbi dëshirën për krijimin e një epërsie sasiore ushtarake për llogari të aeroplanmbajtëseve apo një cilësie të re të Flotës Ushtarako-Detare në sytë e Japonisë. Ka gjasa që ky të jetë më tepër demonstrim simbolik i fuqisë së vet. Janë SHBA ato që i propagandojnë këto standarte - për të qenë fizikisht të pranishëm në këto apo ato rajove të botës për llogari të aeroplanmbajtëseve të veta. Në ditët tona Kina nuk e ka një mundësi të tillë, megjithëse interesat e saj kanë një shtrirje shumë të gjerë, duhet thënë.

0Ndërkohë ka edhe shenja të tjera që dëshmojnë qartë synimin e Kinës për të sfiduar fuqinë kryesore aeroplanmbajtëse - SHBA. Aktualisht Forcat Ushtarako-Detare të Kinës marrin 1/3 e gjithë buxhetit ushtarak të vendit. Ndërsa përkatësisht ritmeve të rritjes së vet Kina lë pas vetes gjithë vendet e tjera të botës. Përveç kësaj, pikërisht Forcat Ushtarako-Detare të Kinës destinohet të garantojë sigurinë e importit të naftës dhe burimeve të tjera. Aeroplanmbajtëset, me sa duket nga të gjitha, janë pikërisht ajo forcë, tek e cila shpreson aq shumë Pekini në aspektin e rritjes së aftësisë së vet konkurruese në det. Ndërsa që të mos mbeten pas homologëve të vet amerikanë përkatësisht pajisjeve e armatimeve të veta, paralelisht me ndërtimin e aeroplanmbajtëseve bërthamore kinezët po zhvillojnë edhe përpunimin e raketave balistike anti-anije.

Vladimir Fedoruk