Moska ështe tejet e shqetësuar në lidhje me numrin e madh të viktimave si rezultat i përleshjeve të trupave policore me opozitën në Siri dhe u bën thirrje palëve për tu treguar të përmbajtura dhe për të filluar dialogun midis tyre.

“Përdorimi i forcës si kundër banorëve paqësorë, po ashtu dhe përfaqësuesve të strukturave shtetërore, është krejtësisht i palejueshëm dhe duhet të ndalet me çdo kusht”, - thuhet në komentin e MPJ të Rusisë, të vendosur në site zyrtar të saj.

0Sipas informacionit të dikasterit rus të politikës së jashtme, më 31 korrik gjatë operacionit special të trupave siriane në qytetin Hama (210 kilometra në veri të Damaskut) dhe pika të tjera banimi të vendit gjetën vdekjen mbi 100 veta.