Forcat ushtarako-ajrore të Rusisë dhe Komandës së Bashkuar të Mbrojtjes Ajrore Kozmike të SHBA dhe Kanadasë (North American Aerospace Defence Command) do të zhvillojnë stërvitjet e dyta të përbashkëta me qëllim forcimit të bashkëpunimit dhe partneritetit.

Stërvitjet ushtarake do të zhvillohet nga 8-11 gusht në territorin e Rusisë dhe SHBA. Për plotësimin e detyrave të shtruara nga ana e palëve ruse dhe amerikane do të vihen në veprim aeroplanë të zbulimit të largët radiolokativ (AEW), aeroplanët furnizues të karburantit dhe aviacioni gjuajtës.

0Detyra kryesore e stërvitjeve ushtarake është përpunimi i bashkëveprimit të trupave të palëve gjatë reagimit të përbashkët ndaj incidentit të mundshëm të lidhur me terrorizmin në ajër.