Qendra ruse e inovacioneve “Skolkovo” (në periferitë e Moskës) dhe Ministria e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) e Federatës Ruse janë angazhuar në punën për realizimin e projekteve të përbashkëta në sferën e sigurisë.

Marrëveshja për këtë u nënshkrua sot. Ajo parashikon bashkëpunimin në krijimin e teknologjive të përparuara, të reja për shpëtimin e njerëzve gjatë fundosjes së anijeve detare, katastrofave ajrore, aksidenteve në ndërmarrjet e ndryshme dhe fatkeqësive natyrore. Një vemendje e veçantë do ti kushtohet mënyrave efektive të paralajmërimit të rrezikut.

0Qendra “Skolkovo” është krijuar për përpunimin dhe aplikimin në prodhim të projekteve inovative, para së gjithash, në sferën informative, energjetikë dhe biomedicinë. Qyteza shkencore bashkëvepron ngushtë për arritjen e objektivave të shtruara përpara vetes me dikasteret profilore dhe kompanitë përkatëse.