Vëzhguesit ushtarakë amerikane nga 1-6 gusht do të ndërmarrin një fluturim mbi teritorrin e Rusisë në kuadër të Traktatit Ndërkombëtar të Qiejve të Hapur.

Në Ministrinë e Mbrojtjes të Federatës Ruse njoftuan, se inspektorët do të fluturojnë me aeroplanin amerikan, i cili është i pajisur me aparaturë aerofotografike që iu nënshtrua kontrollit të përbashkët. Itinerari i fluturimit është koordinuar në mënyrë rigoroze me palën ruse.

0Traktati Ndërkombëtar “Qiejt e Hapur” u nënshkrua në vitin 1992  me qëllim të verifikimit të të dhënave të deklaruara mbi armatimet dhe dislokimin e trupave të një vendi tjetër. Pjesëmarrës të tij janë 35 shtete.