Demokratët dhe republikanët arritën në marrëveshjen kornizë për rritjen e tavanit të borxhit kombëtar dhe reduktimin e shpenzimeve buxhetore. Presidenti i SHBA Barack Obama siguroi se kompromisi i arritur eliminon rrezikun kërcënues të default-it dhe shpërthimit të krizës së re ekonomike.

Limiti i borxhit të SHBA, sipas fjalëve të një burimi anonim në Kongres, në disa etapa do të rritet deri në 2 trilionë $. Paralelisht me këtë do të fillojë realizimi në jetë i programit me dy etapa për minimizimin e shpenzimeve shtetërore. Pranifikohet që brenda 10 viteve të ardhshme ato të reduktohen me 2,5 trilionë $. Shkurtime serioze priten edhe në Dikasterin ushtarak - buxheti i Pentagonit do të reduktohet me 350 miliardë $. Tani për tani nuk kërcënohen nga rreziku i reduktimit programet sociale dhe shëndetësore - kongresmenët vendosën të mos ulin nivelin e financimit të tyre. Barack Obama shprehu gjithashtu shpresën se përfaqësuesit e biznesit do ta mbështesin programin e miratuar të kompromsit dhe do të heqin dorë nga favorizimet tatimore dhe zbritjet e veçanta, gjë kjo që do të bëhet një burim i ri të ardhurash për buxhetin.

Gjatë diskutimit edhe demokratët, edhe republikanët kanë bërë lëshime. Në të njëjtën kohë vendimi i marrë është në favor të republikanëve. Ata arritën ndërlidhurinë e rritjes së tavanit të borxhit kombëtar me reduktimin e shpenzimeve shtetërore, sqaroi analisti kryesor i Grupit Financiar “Capital Finance” Aleksei Viazovski:

- Problemi nuk qëndron tek reduktimi i shpenzimeve, por në programin me tre faza për rritjen e limitit të borxhit shtetëror. Aktualisht sipas këtij programi limiti rritet vetëm me 400 miliardë $. Dhe rritjet e mëtejshme janë të lidhura me uljen e vazhdueshme të shpenzimeve publike. Barack Obama është i lidhur tani me negociata të vazhdueshme me republikanët për uljen e shpenzimeve. Kjo u bë me qëllim nga republikanët për ta mbajtur Presidentin aktual të SHBA në njëfarë grepi të posaçëm. Nuk bie ai dakort për uljen, atëhere ne nuk ia rrisim limitin e borxhit. Ndërsa në qoftë se ne nuk e rrisim atë, atëhere lind sërish problemi me krizën e borxheve, përsëri SHBA i kërcënon default. Dhe e gjithë kjo situatë mund të keqësohet aty nga vitin 2012, në periudhën e zgjedhjeve presidenciale.

Ekspertët theksojnë se partitë, ka të ngjarë, të jenë marrë vesh që prej kohësh për të mos lejuar falimentimin. Por marrja e vendimeve zvarrisej për shkak se palët përpiqeshin të përfitonin sa më shumë leverdi për veten gjatë procesit negociator. Kanë punuar intensivisht gjithashtu edhe grupet e interesit brenda partive në përpjekje për të ruajtur fondet e plota të financimit për programet dhe drejtimet e veta.  

Anastasia Pershkina