Në tregjet botërore u shënua një rritje e ndjeshme e çmimeve të naftës. Në Bursën e Londrës çmimi i një fuçi nafte të markës “Brent” ka arritur në gati 118 $, që është 1,25 $ më i lartë se treguesi i ankandeve të mëparshme.

Në bursën e Nju Jorkut një fuçi nafte e çelët e Texasit sot kushton 97,23 $ - një dollar e gjysëm më shumë se në ankandin e ditës së premte.

0Sipas vlerësimit të ekspertëve, ky është reagim i tregjeve botërore ndaj njoftimit mbi arritjen e kompromisit mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kongresit për rritjen e tavanit të borxhit kombëtar të SHBA. Marrëveshja në fjalë është ende subjekt i miratimit formal nga ana e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit.