Republika Popullore Demokratike e Koresë shprehet e gatshme për të rifilluar bisedimet gjashtë palëshe në lidhje me problemin bërthamor të Gadishullit të Koresë në një kohë sa më të afërt dhe pa parakushte, deklaroi në Phenian Zëdhënësi i MPJ.

Ai njoftoi gjithashtu, se Koreja e Veriut do të respektojë të gjitha marrëveshjet për shndërrimin e Gadishullit të Koresë në zonë të denuklearizuar në mënyrë sinkronike me partnerët e tjerë.

0Mundësia e rifillimit të negociatave, në të cilat marrin pjesë 2 Koretë, Federata Ruse, SHBA, Kina dhe Japonia, u shqyrtua në konsultimet e zhvilluara para pak kohësh në Nju Jork midis Zëvendësministrit të Jashtëm të Republikës Popullore Demokratike e Koresë Kim Kye Gwan dhe Përfaqësuesit të Administratës së SHBA Steven Bosworth. Negociatat në fjalë po zhvillohen që nga viti 2003. Në vitin 2009 Pheniani u largua nga procesi i negociator.