Të dielën në mbrëmje qyteti Bllagoveshnsk (Lindje e Largme e Rusisë) u përfshi nga një tornado i fuqishëm. Në epiqendër të tij u ndodh pjesa qendrore e qytetit dhe një nga zonat periferike të tij.

Për ndihmë mjekësore u drejtuan 30 veta, 4 prej tyre ndodhen deri tani në spital. Një person gjeti vdekjen.

Për shkak të stuhisë së tmerrshme u dëmtuan rreth 150 pemë, gati 50 shtylla të tensionit të lartë, u këputën 30 kilometra linja elektrike. Gjatë stuhisë u dëmtuan mbi 150 automobila. 10 mijë veta në minutat e para pas tornados mbetën pa drita. Pa energji elektrike vazhdojnë të jetojnë deri tani rreth 100 shtëpi në sektorin privat.

0Dëmi material i shkaktuar nga tornado, sipas llogaritjeve paraprake, vlerësohet në 80 milionë rubla (2 milionë euro).