Shkencëtarët rusë zbuluan misterin e Psoriasis. Kjo është një sëmundje shumë e komplikuar lëkure e njohur që nga kohërat e lashta, por deri tani natyra e origjinës së saj mbetej e paqartë. Është bërë zakon që Psoriasis të konsiderohet si një sëmundje autoimune. Por jo shumë kohë më parë një grup shkencëtarësh nga Universiteti rus i Miqësisë së Popujve arritën të zbulojnë se i gjithë problemi me këtë sëmundje konsiston tek infeksioni viral.

Eksperimentet u kryen në kulturat qelizore të marra nga lëkura e dëmtuar e pacientëve të prekur nga Psoriasis dhe donatorëve të shëndetshëm. U përzgjodhën të sëmurët me formën më të përhapur të Psoriasis, të cilët nuk i ishin nënshtruar terapisë me mediakmente, personat në familjet ku ka patur raste të prekjes nga kjo sëmundje.

Doli se ndikimi i substancës së përftuar agjent në kafshët laboratorike ishte i ngjashëm me ndryshimet karakteristike të Psoriasis. Zakonisht kjo sëmundje shkakton formimin e njollave të thata, të kuqe, pak të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës - pllakave psoriastike. Klinikisht vatrat e Psoriasis eksperimental tek kafshët laboratorike paraqesin në vetvete krijime, njolla të rrumbullakosura me  luspim dhe trashje të dukshme të lëkurës. Me një fjalë, me të gjitha shenjat e pacientit të prekur nga kjo sëmundje në klinikë.

Studimi patologo-morfologjik i biopsisë së lëkurës të kafshëve eksperimentale u zhvillua në një laborator të posaçëm. Specialistëve iu dorëzuan materiale anonime biopsie. Konkluzioni i nxjerrë si rezultat i analizave të bëra ishte i tillë: “Në mostrat e paraqitura të indeve u evidentua tablloja e Psoriasis”. Për verifikimin dhe konfirmimin e rezultateve të përftuara u zhvilluan edhe një sërë studimesh të tjera me përdorimin e teknologjive të larta dhe zhvillimin e analizave (testeve) biokimike. Të gjitha ato provojnë në mënyrë fare të qartë, se në mostrat e paraqitura për studim janë të pranishëm retro-viruset, domethënë forma rudimentare e virusit që përmban informacionin gjenetik, i cili mund të kopjohet në ADN-në e qelizës së shëndetshme, deklaroi Shefi i Katedrës së Fitoterapisë të Universiteti të Miqësisë së Popujve, Profesor Vladimir Korsun:  

- Duke u bazuar në këto të dhëna mund të konformohet me bindje të plotë, se retro-virusi i pikasur prej nesh luan një rol të drejtpërdrejtë në shfaqjen e sëmundjes së Psoriasis.

Kështu, për luftimin e Psoriasis dhe përfitimin e efektit kurativ dhe parandalues është e nevojshme të shfrytëzohen më gjerësisht mjetet me efekt antiviral, shprehet me bindje Profesor Vladimir Korsun.

0Gjatë zhvillimit të studimeve u zbulua gjithashtu edhe një fakt kurioz, tregoi Profesori rus. U zhvillua një sondazh midis pacientëve - se ku, sipas mendimit të tyre, mund të ketë ndodhur infektimi me Psoriasis. Më shumë se gjysma e respondentëve u shprehën - në rrojtore dhe në floktore. Me anë të metodës së përzgjedhjes u përcaktuan bile dhe mjetet “fatale”. Këto janë krehërat plastikë dhe furçat për modelimin e flokëve, të cilat nuk i nënshtrohen sterilizimit, por vetëm dizinfektohen.

Boris Gershtejn