Monumenti i parë i UFO-s në Rusi u përurua në rajonin e Permit (Ural). Statuja e “Alienit” është vendosur në hyrje të fshatit Molebka, jo larg zonës së famshme anomale të Permit, e cila gëzon reputacionin e “vendit të uljes së UFO”.

“Alieni” është paraqitur në pozicionin ulur me një gju të mbështetur në tokë. Shprehja e fytyrës së tij me sy të tërhequr në mënyrë të ekzagjeruar është disi e trishtuar, sikur mysafiri mbeti pas të vetëve dhe u gjend në një planet të panjohur për të.

0Është mjaft interesant fakti, se në “vendin e uljes së UFO” imazhi i diskut fluturues që po ngrihet në ajër vërehet bile dhe në shenjat rrugore (waymark), megjithëse zyrtarisht nuk ka asnjë shenjë të tillë. Ufologistët kanë zbuluar brenda kësaj zone vende ku mungon fusha magnetike.