Si shkak kryesor të rrëzimit të aeroplanit të Presidentit polak Lech Kaczynski nën Smolensk më 10 prill të vitit 2010 polakët evidentojnë veprimet e gabuara të pilotëve. Për këtë u deklaruai sot në Varshavë gjatë parashtrimit të raportit përfundimtar të Komisionit qeveritar për hetimin e rrethanave të tragjedisë.

Komisioni konstatoi se shkak i tragjedisë u bë ulja e aeroplanit nën nivelin e lejueshëm minimal në kushtet kur toka nuk dukej vizualisht për shkak të mjegullës së dendur. Ekuipazhi mori me shumë vonesë vendimin për të bërë një rreth të dytë fluturimi para uljes, gjë kjo që çoi në përplasjen e avionit me pemët, shkatërrimin dhe rrëzimin e tij. Arsyeja kryesore e rrëzimit të aeroplanit u gjet vendimi i ekuipazhit për të mos shkuar në një aeroport alternativ (rezervë). Pala polake pranoi, se zakonisht vendimin se ku duhet të ulet aeroplani qeveritar e merr jo komandanti i ekuipazhit, por personi për të cilin është organizuar fluturimi. U tërhoq vemendja gjithashtu edhe ndaj faktit të trajnimit të gabuar të pilotëve, njohurive të pamjaftueshme të parimeve të funksionimit të sistemeve të aeroplanit si dhe informacionit të pasaktë të kontrollorëve (dispeçerave) të transportit ajror të aeropdromit nën Smolensk.

Mendimi i ekspertit rus Valeri Shellkovnikov në lidhje me shkakun e katastrofës:

- Kolegët tanë polakë zhvilluan një hetim mëse objektiv të aksidentit ajror. Ata nuk akuzojnë askënd dhe janë në kërkim të shkakut të rrëzimit të aeroplanit. Komisioni konstatoi se në regjimentin special, i cili përgjigjet për transportimin e personave të parë të vendit, kanë patur vend disa shkelje në organizimin e punës së fluturimit. Për shembull, ata zbuluan se nuk kryeheshin fluturime trajnimi për ruajtjen e aftësive të duhura të pilotëve. Kurse kualifikimin përkatës për realizimin e fluturimit e kishte vetëm tekniku i avionit. Anëtarët e tjerë të ekuipazhit nuk kishin të drejtë për fluturim. Përveç kësaj ekuipazhi u vonua 30 minuta, gjë kjo që ndikoi sigurisht në cilësinë e përgatitjes së vetë fluturimit. Komisioni vë në dukje, se aeroplani me Presidentin polak në bord ishte plotësisht funksional para përplasjes me tokën. Vendimi për realizimin e uljes u morr nga ekuipazhi në mënyrë të mëvetësishme. Dhe presion nga ana e kontrollorëve të trafikut ajror rus nuk ka patur. Mund të konkludohet se autorët e raportit u tregun tej mase objektivë gjatë përpilimit të tij.

Analisti politik polak Adam Bobryk gjithashtu tërhoqi vemendjen ndaj atyre dispozitave të raportit, në të cilat flitet mbi nivelin e ulët të përgatitjes së pilotëve për realizimin e këtij fluturimi:

0- Për një udhëtim të tillë kaq të rëndësishëm në nivel shumë të lartë piloti duhej të zotëronte mirë gjuhën ruse. Ose në këtë fluturim duhej të merrte pjesë shoqëruesi përkatës. Ekuipazhi i ka refuzuar shërbimet e tij duke u referuar tek zotërimi i mjaftueshëm i rusishtes. Momenti i uljes është shumë i shkurtër dhe përjashton diskutimin e asaj se çfarë thuhet dhe çfarë duhet bërë. Dhe në qoftë se njohuritë e gjuhës ruse do të ishin në nivelin e duhur, atëhere do të kishte patur më pak gabime, dhe, ndoshta, kjo do ta kishte shpëtuar nga rrëzimi aeroplanin presidencial. Por arsyeja kryesore evidentohet megjithatë në gabimet në trajnimin e pilotëve.

Konstantin Garibov