Shkollat ruse në Letoni janë krenaria e republikës, deklaroi në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv lokal PRO100TV Këshilltarja e Presidentit Elina Egle.

Ajo kujtoi se në Republikën e Letonisë, me popullsi rreth 2 milionë banorë, gati 44% të saj e përbëjnë banorët rusishtfolës. Mësimi në gati 1/3 e shkollave të saj realizohet në gjuhën ruse.

Më parë një nga partit nacionaliste të Letonisë mblodhi nënshkrime për eliminimin e financimit nga shteti të arsimit në gjuhën jo-letoneze. Rusishtja në Letoni gëzon statusin e gjuhës së huaj.