Kryetari i Komisionit qeveritar polak, i cili po heton shkaqet e aksidentit ajror që ndodhi me aeroplanin presidencial Tu-154, Kreu i MPB Jezy Miller gjatë parashtrimit të raportit përfundimtar sot deklaroi, se vendimet e marra nga pilotët polakë ishin të drejta, por ata nuk kishin përvojë të mjaftueshme fluturimi dhe uljeje në kushte të këqia meteorologjike.

Bashkë me këtë ai vuri në dukje, se vendimi mbi atë se ku duhet të ulet aeroplani qeveritar nuk merret nga komandanti i ekuipazhit, por nga personi për të cilin dhe është organizuar fluturimi.

0Sipas raportit të Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit, i cili u botua më 12 janar të vitit 2011, shkak kryesor i aksidentit ajror u bë vendimi i ekuipazhit për të mos fluturuar në aeroportin rezervë, që iu propozua nga dispeçerët e trafikut ajror rus. Kurse arsyet teknike - të metat në garantimin e fluturimit dhe pamjaftueshmëria e trajnimit të ekuipazhit.