Sberbank e Rusisë është e vetmja bankë ruse, e cila hyri në listën e korporatave më të mëdha botërore sipas përfundimeve të vitit 2010. Në rejtingun e revistës amerikane Fortune Global-500 Sberbank u rendit në vendin e 298-të.

0Sberbank hyn në dhjetëshen e bankave më profitabile të botës, ndërsa pas blerjes së kompanisë “Troika Dialog”, e cila ka zyrat e veta në Londër dhe Nju Jork, dhe me marrjen parasysh të marrëveshjes së arritur tashmë për blerjen e Volksbanken International, të përfaqësuar në 9 vende të Evropës Lindore dhe në Austri, ajo transformohet realisht në korporatë financiare ndërkombëtare.