Polonia ndërmorri tani edhe një përpjekje tjetër për t’ia hedhur palës ruse gjithë përgjegjësinë për katastrofën ajrore të 10 prillit të vitit 2010 nën Smolensk. Në atë aviakatastrofë gjetën vdekjen të gjithë pasagjerët që ndodheshin në bordin e aeroplanit - 96 veta, duke përfshirë edhe Presidentin e Polonisë Lech Kaczyński me bashkëshorten.

Në raportin e Komisionit qeveritar që u paraqit sot në Varshavë thuhet, se kontrollorët (dispeçerat) e trafikut ajror rus i dhanë komanda të gabuara ekuipazhit të aeroplanit Tu-154, sistemi i ndriçimit në aeroport ishte i pakënaqshëm, i dobët, kurse parashikimet e motit të pasakta.

0Në të njëjtën kohë Varshava pranon, se ekuipazhi polak i avionit Tu-154 nuk ishte i përgatitur ashtu siç duhet. Më parë Komiteti Ndërshtetëror i Aviacionit arriti në konkluzionin, se shkak i aksidentit ajror u bë gabimi i pilotëve polakë.