Gjurmët e një komete të panjohur deri tani për astronomët, e cila përbën rrezik kërcënues potencial për Tokën, janë fiksuar nga shkencëtarët e SHBA dhe Finlandës.

Fjalë bëhet mbi trupin qiellor, i cili gjatë rrotullimeve të veta të ardhshme rreth Diellit do të “vizitojë” planetin tonë në vitin 2016 ose 2023, kurse më pas jo më shpejt se në vitin 2076.

0Studiuesit po vazhdojnë llogaritjet me qëllim që të japin një përgjigje sa më të saktë përsa i përket propabilitetit të përplasjes së saj me Tokën.