Në veriperëndim të Sirisë, në afërsi të qytetit Homs, u hodh në erë një naftësjellës i madh. Autoritetet e vendit deklarojnë se diversioni u krye nga një grup ekstremistësh të armatosur.

Zjarrfikësit po luftojnë me zjarrin që shpërtheu atje. Në lidhje me përmasat e dëmit dhe numrin e viktimave tani për tani njoftime nuk ka.

Homs me popullsi prej rreth gjysmë milioni banorë është një nga qytetet më të mëdha të Sirisë. Që nga pranvera në këtë vend nuk po rreshtin protestat antiqeveritare.