Ish këngëtari i grupit legjendar britanik Led Zeppelin Robert Plant pas një pauze 9-vjeçare do të performojë në Moskë.

Në koncertin e tij do të tingëllojnë kompozime të reja nga albumi i fundit “Band of Joy”, këngë nga projekti “Page/Plant” si dhe ato klasike të grupit: hitet e famshme Black Dog, Ramble On dhe Gallows Pole.

0Robert Plant karrierën e vet solo e filloi në vitin 1982 pas shpërbërjes së grupit. Pasi e realizoi plotësisht veten si kompozitor dhe vokalist, ai tha fjalën e vet me peshë edhe në modern progressive rock, në heavy metal, hard rock, në folk-music, blues rock dhe classic rock and roll.