Presidenti i Izraelit Shimon Peres zhvilloi në fshehtësi të plotë më 26 korrik negociatat me përfaqësuesit e Administratës Kombëtare Palestineze.

Siç iu bë e ditur gazetës “Haaretz”, qëllim i tyre ishte parandalimi i shpalljes së njëanshme të shtetit Palestinez në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator.

Në mesazhin special adresuar mediave arabe Presidenti izraelit i bëri thirrje të dyja palëve për tu rikthyer në tryezën e bisedimeve, duke theksuar se mosmarrëveshjet ekzistuese midis tyre janë shumë të parëndësishme.