Në Benghazi u vra komandanti i trupave kryengritëse libiane Abdel Fattah Younes.

Ai dhe 2 ndihmësit e tij u qëlluan të enjten për vdekje me armë nga një grup personash të paidentifikuar, konfirmoi Kryetari i Këshillit Kalimtar Ndërkombëtar të vendit Mustafa Abdel Xhalil (Jalil).

0Në konferencën për shtyp në Benghazi ai shpalli zi 3-ditore në lidhje me vrasjen e Abdel Fattah Younes, i cili më parë pat kryesuar MPB të Libisë dhe ishte mbështetës i Muammar Gaddafit. Por në shkurt ai kaloi në anën e kryengritësve libianë.