Natën e kaluar Moskën e përfshiu një stuhi e fuqishme. Era me shpejtësi 20 metra në sekondë shkuli me gjithë rrënjë dhe rrëzoi shumë pemë, hodhi në tokë konstruksionet e reklamave dhe përmbysi automobilat.

Shiu i madh me rrebesh i shndërroi shumë rrugë në rrëke të rrëmbyeshme, kapërcimi i të cilave u bë problem i madh për automobilistët. Në disa rrugë niveli i ujit arriti të mbulojë dritaret e makinave të lehta. Në një sërë rajonesh lindën probleme me mungesën e energjisë elektrike për shkak të dëmtimit të linjave të tensionit të lartë, ndërsa në autostradat e Moskës u bllokua trafiku.

Goditjeve të fatkeqësisë natyrore iu nënshtrua edhe Rajoni i Moskës, ku u zhvendos fronti atmosferik me stuhi. Në gjithë rrethin e Moskës pushuan së funksionuari 480 nënstacione transformatorësh. Nuk kaloi puna edhe pa viktima. Rrufeja goditi në rajonin periferik të Moskës një burrë - fatkeqësisht u bë i pamundur shpëtimi i jetës së tij.