Në gjysmën e parë të këtij viti Irani u bë lider botëror përkatësisht ekzekutimit të dënimeve me vdekje, njoftoi Ministrja e Jashtme e Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

0Ajo dënoi represionin e qytetarëve iranianë, mbrojtësve të të drejtave të njeriut, avokatëve, gazetarëve, blogerave, përfaqësuesve të opozitës, pakicave etnike dhe fetare. Sipas të dhënave të mediave, që nga fillimi i vitit 2011 në Iran u dënuan me varje 171 veta. Catherine Ashton i bëri thirrje Iranit të vendosë moratoriumin ndaj dënimit me vdekje.