Në Kremlin shprehën habi të madhe në lidhje me faktin e aplikimit të papritur nga Departamenti Amerikan i Shtetit të njëfare liste të zezë të zyrtarëve rusë, të cilët, gjoja, kanë gisht në vdekjen e juristit të Fondit Hermitage Capital Management Sergei Magnitski në qelinë e paraburgimit. Dhe u bë e gjithë kjo pa pritur përfundimin e veprimeve hetimore dhe vendimin e gjykatës. Masa të tilla nuk janë përdorur bile as në vitet më të komplikuara të Luftës së Ftohtë, deklaroi Zëdhënësja e presidentit rus Natalia Timakova.

Siç njoftoi Përfaqësuesja zyrtare e kryetarit të shtetit rus, Dimitri Medvediev udhëzoi MPJ të përgatisë masa analogjike ndaj palës amerikane. Dikasteri i politikës së jashtme të Rusisë gjithashtu i bëri vlerësimin e vet veprimeve të Departamentit Amerikan të Shtetit duke deklaruar, se përdorimi arbitrar i të drejtës së “ndëshkimit” të shtetasve të huaj në mungesë të ndofarë vendimeve gjyqësore dhe me shkelje të parimit të prezumimit të pafajësisë shkakton mospranim si për nga pikëpamja ligjore, ashtu dhe etike. Rusia, nga ana e vet, mund të përpilojë listat e veta të zeza të zyrtarë amerikanë të dyshuar për shkelje të të drejtave të qytetarëve rusë. Në Dumën Shtetërore të Rusisë tashmë po shqyrtohet projekt ligji përkatës. Në fakt, një listë e tillë mund edhe të zgjerohet, shprehet Drejtori i Institutit të Studimeve Politike Sergei Markov:

-  Veprimet e Departamentit Amerikan të Shtetit me të ashtuquajturën “listë e Magnitskit” janë krejtësisht të papërshtatshme, jo adekuate në aspektin e marrëdhënieve normale ndërkombëtare. Mos vallë ishte veprim adekuat fillimi i luftës së SHBA në Irak? Ç’përfituan amerikanët  nga ajo luftë? Ja, morrën hak ndaj armikut personal të Xhorxh W. Bush - Sadam Huseinit. E vranë atë. Kurse humbjet e Shteteve të Bashkuara gjatë zhvillimit të luftës në Irak janë kolosale, veçanërisht morale, si të thuash, për nga pikëpamja e imazhit. Më duket se kjo “listë e Magnitskit” dhe lufta në Irak janë të barazvlefshme përkatësisht veprimeve të papërshtatshme, jo adekuate të politikës së jashtme amerikane, të cilat dëshmojnë mbi krizën shumë serioze në të cilën ndodhen aktualisht SHBA dhe politika  e tyre e jashtme.

0Këto veprime nuk përshtaten në kurrfarë mënyre me marrëdhëniet e civilizuara midis dy fuqive të mëdha. Për më tepër se hetimi në lidhje me çështjen e vdekjes së Sergei Magnitskit ndodhet nën mbikëqyrjen personale të Presidentit. Po merret drejtpërsëdrejti me këtë hetim Këshilli Presidencial për të Drejtat e Njeriut. Dhe ia vlen ti vihet veshi fjalëve të Kryesuesit të tij Mihaill Fedotov, i cili u shpreh, se është principialisht e rëndësishme që të gjithë ata, të cilët janë përgjegjës për vdekjen e Sergei Magnitskit, të ndëshkohen dhe të mos të shkojnë dot jo vetëm në Amerikë, por dhe, në përgjithësi, të braktisin territorin e Rusisë.

Aleksandër Vatutin