Këshilli i Sigurimit i OKB-së pritet të mblidhet sot në Nju Jork në konsultimet emergjente në lidhje me situatën aktuale në Kosovë. Serbia këmbënguli për zhvillimin e mbledhjes me dyer të hapura, por kjo kërkesë iu refuzua asaj.

0Të martën, policia kosovare me urdhër të autoriteteve, zhvilloi operacionin special në kufi me enklavat serbe në veri të Kosovës, në tentativë për të marrë nën kontroll 3 postblloqe. Kjo shkaktoi protesta të ashpra në mes të serbëve që jetonë atje dhe provokoi përleshjet, në të cilat u plagosën dhjetëra njerëz. Rusia i vlerësoi veprimet e policisë kosovare si provokacion.