Policët çekë kanë ndërmend të “shpërblejnë” shoferët e kthjellët me një shishe birre joalkoolike.

Një dhuratë e tillë e pazakontë do tu jepet të gjithë automobilistëve në muajin gusht gjatë kontrollit për praninë e alkoolit në gjak. Në këtë aksion do të përfshihen 15 fabrika birre në Republikën Çeke.

0Policët i shqetëson jashtë mase numri i madh i shoferëve të dehur në timon në vend. Gjatë gjysmës së parë të vitit në Republikën Çeke janë arrestuar më shumë se 11 mijë automobilistë të dehur - 2 % më shumë se në periudhën analogjike të vitit të kaluar.