Që nga 1 korriku, pasi qeveria ruse hoqi ndalimin e përkohshëm veprues ndaj eksportit të drithërave, jashtë vendit janë shitur tashmë 1.5 milionë ton.

Ndalimi u vendos në gusht të vitit të kaluar për arsye të rendimentit të ulët të të korrave në vend për shkak të thatësirën së madhe në një sërë rajonesh të Rusisë.

Këtë vit planifikohet të mblidhen rreth 90 milionë ton drithëra, kurse vëllimi i eksportit të tyre mund të arrijë deri në 18-20 milionë ton. Blerëse kryesore të drithërave ruse janë Turqia, Egjipti, Azerbajxhani, Izraeli dhe vendet e BE. Ministrja e Bujqësisë e Federatës Ruse Elena Skrinnik është mëse e bindur, se në një kohë të afërt Rusia do të renditet sërisht midis lidereve në eksportin e drithërave.