Bursa e SHBA e përfudoi punën e vet ditën e mërkurë me një rënie të theksuar të indekseve të aksioneve kryesore në sfondin e shenjave të dukshme të ngadalësimit të ritmeve të ekonomisë amerikane dhe rrezikut kërcënues të default-it.

Ra pothuajse 200 pikë indeksi i Dow Jones Industrial Average - treguesi kryesor i biznes-aktivitetit të Shteteve të Bashkuara.

0Numri i aksioneve, çmimet e të cilave ranë në mënyrë të ndjeshme të mërkurën në New York Stock Exchange, e tejkaloi gati 11 herë vëllimin e letrave të shtrenjtuara me vlerë. Ekspertët e vlerësojnë ditën e mërkurë (27 korrikun) si më të keqen për tregun amerikan të aksioneve për këto 8 javët e fundit.