Zjarret pyjore në Rusi po përfshijnë me shpejtësi territore të reja. Më e ndërlikuar paraqitet situata në veri-perëndim të vendit, ku, sipas të dhënave të shërbimeve të shpëtimit, janë përqëndruar 80% e të gjitha vatrave të zjarrit.

0Në rajonin Arkhangelsk sipërfaqja e përfshirë nga zjarret i tejkalon të 10.000 ha. Pavarësisht nga përdorimi i mëse 50 avionëve për shuarjen e tyre, jo kudo arrihet të merret situata nën kontroll. Zjarrfikësit po marrin të gjitha masat me qëllim që zjarret të mos i afrohen pikave të banimit. Shkaqet kryesore të shpërthimit të zjarreve pyjore janë vapa e madhe dhe, fatkeqësisht, faktori njeri.