Postblloku Jarinjë në kufirin administrativ të Serbisë dhe Kosovës, të cilit iu vu zjarri të mërkurën në mbrëmje, do të kalojë nën kontrollin e forcave ndërkombëtare të NATO-s.

Situata në pjesën veriore të Kosovës, të populluar kryesisht nga serbët, u acarua seriozisht të hënën pas udhërit që iu dha Shërbimit Policor të Kosovës nga Kryeministri kosovar Hashim Thaçi për marrjen nën kontroll të postblloqeve Jarinjë dhe Bërnjak, përgjegjësinë për të cilat deri tani e mbante Misioni i Bashkimit Evropian në Kosovë (EULEX).

Si rezultat i përleshjeve të ditës së hënë dhe të martë midis forcave kosovare të destinacionit të posaçëm dhe banorëve serbë u plagosën dhjetra veta. Një komandos kosovar vdiq. Turmën e shpërndanë forcat e Misionit të NATO-s në Kosovë.