Shkalla e privatizimit në Rusi është në rritje e sipër. Shteti po përgatitet të tërhiqet plotësisht nga pjesëmarrja e vet në kapitalet e kompanive më të mëdha. Në listën e kompanive të caktuara për privatizim figurojnë, ndër të tjera, gjigandi shtetëror i naftës “Rosneft” dhe e dyta, përkatësisht vëllimit zotërues të aktiveve, Banka komerciale VTB (ВТБ). Gjithsej deri në vitin 2017 në shitje do të nxirren 14 kompani të mëdha.

Privatizimi planifikohet të fillohet me kompanitë “RusHidro” dhe “Rosneft” vitin e ardhshëm dhe tashmë që aty nga fundi i vitit 2012 buxheti do të përfitojë nga shitja e aseteve shtetërore 450 miliardë rubla (më tepër se 11 miliardë euro). Këto të ardhura destinohen të bëhen një lloj sigurimi në rast të krijimit të defiçitit buxhetor, vuri në dukje në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Zëvendës drejtori i Shkollës së Lartë Ekonomike të Rusisë Valeri Mironov:

-  Këtë vit ne kemi sufiçit buxhetor, por të gjithë e dinë për mrekulli se ai është i barazvlefshëm me defiçitin zero gjatë ruajtjes së nivelit shumë të lartë të çmimeve të naftës. Është shumë i lartë propabiliteti i rënies së çmimeve të naftës. Defiçiti mund të përbëjë nga 3-4% të PBB (GDP) dhe në këto kushte asetet e privatizimit mund të mbyllin këtë vrimë të buxhetit. Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse ne mund ti lejojmë vetes të marrim më pak hua, borxhi ynë kombëtar do të jetë një ndër më minimalët në botë - 10% e ca të PBB (GDP).

Pluset nga transferimi i aseteve të kompanive të mëdha shtetërore në duart e privatëve janë krejtësisht evidente, mendon eksperti i autoritetshëm i Qendrës ruse të Koniunkturës Politike Dimitri Abzallov:

- Nuk ka asnjë dyshim se ardhja e investitorëve të huaj do të intensifikojë seriozisht tregun rus të aksioneve dhe, para së gjithash, Qendrën Financiare Ndërkombëtare. Sepse fjalë bëhet për shitjen e paketave të mëdha të aksioneve. Është krejtësisht e qartë se do të fillojnë investime shumë serioze. Dhe, duhet thënë, se ato nuk do të kenë më karakter spekullativ, siç ndodhte kjo më parë. Në në shumicën e vet ato do të jenë me natyrë strategjike. Domethënë afatgjata, më të vetëdijshme dhe më të vlefshme për ekonominë ruse.

Për investitorët e huaj plani i ri i privatizimit paraqet gjithashtu interes të madh. Ndërsa më e rëndësishmja është se qeveria po i bën rregullat e lojës në tregun rus më të kuptueshme dhe më transparente për partnerët perëndimorë, theksoi Dimitri Abzallov.

0Ekspertët janë mëse të bindur, se privatizimi i kompanive të mëdha ruse do të lejojë krijimin e një sistemi shumë më efikas të ndërveprimit në mes të shtetit dhe kapitalit privat. Pjesëmarrja e shtetit u siguron kompanive strategjike mbështetje mjaft serioze në nivel federal. Kurse biznesi privat do të angazhohet me zhvillimin e prodhimit dhe do të ndajë rreziqet me qeverinë për krijimin e një ekonomie efikase moderne.

Igor Sileckij